TeKo Inxhinjering është e specializuar në teknologjinë e mbrojtjes së mjedisit dhe është partnere për efikasitetin e energjisë. Dituria tknike dhe pasioni për të mbrojtur mjedisin tonë për brezat e ardhshëm është një obligim i detyrueshëm. Për shkak të distancës së largët të rrjetit elektrik e cila ka qenë një qështje e qartë se Foleja e lejlekëve duhet të marrë energjinë e duhur duke përdorur erën dhe diellin. Panelet diellore dhe një turbinë me erë të një madhësie të vogël ofrojnë energjinë për nevojat themelore.Aktualisht janë 0,5 Kilovat (kWp) të instaluara. Ne planifikojmë të ngrisim kapacitetin tonë në këtë vit për 1 kWp dhe në fillim të vitit tjetër deri në 2 kWp e cila do të mundësonte punën e sistemit tonë të zgjeruar të vaditjes dhe pompave.
Sistemi është I përkryer për zona më të thella ose objekte të cilat nuk janë të lidhura në rrjet, e njohur si zgjidhje për ishuj. Për ruajtjen e energjisë ne jemi duke përdorur bateritë me jetëgjatësi të gjatë dhe që nuk kërkon servis.
Teko Inxhinjering nuk është vetëm operues I këtij sistemi por e shef që në të ardhmen e saj të promovoj, dizajnoj dhe instaloj objekte të tilla.
Më tej ne kemi zhvilluar një sistem të thjeshtë për ngrohjen e ujit me anë të diellit.
Në të ardhmen ne do ti zëvendësojmë benzinën me gas druror, por më shumë rreth kësaj është në faqen tonë –“ Druri dhe Paletat”.