Kallami është një lloj i bimës që rritet shumë shpejtë dhe mbulon gjdo bimë tjetër të kultivuar. Vetëm me prerjen konstante të kallamit është e mundur të kontrollojmë në mënyrë konvencionale me metoda konvencionale (pa përdorimin e kemikateve).Mbetet një sasi e madhe a phyto – masës së gjelbërt, e cila thahet me kohë dhe formon një shtresë së trashë të masës së tharë. Kjo masë digjet një herë në vit që është tradicionale, me rezultat të ndotjes së ajrit.
Për të parandaluar ndotjen, dhe duke ndjekur në mënyrë kosekuente vlerat e mjedisit me njohuritë që kemi kemi ardhë te ideja që të mos e djegim këtë biomasë por të përdoret kallami si komponentë bio lënd djegëse.
Kositja tradicionale si dhe korrja zgjatë minimum tre muaj dhe ofron bazën e duhur për paleta nga kallami. Bluarja dhe briketimi ose topthat ofrojnë produktin final.
Analizat e fundit laboratorike treguan, se kualiteti në lidhje me vlerat kalorifike, përmbajtja e hirit, lagështija dhe komponentet natyrale si klori çon në kualitetin e klasës AI / II. Në krahasim me drurin konvencional për ndezje si shelgu tregon se bari i kallamit ka kualitet më të lartë.
Qfarë bën Teko Inxhinjering:
- Prodhon briketa nga kallami
- Optimizimin e paisjeve mekanike për briketim ose paleta- Bëjmë bluarjen dhe briketimin me maqinerinë tonë në bazë të kontratës.
Në cilën sasi mundeni të keni briketa nga kallami:
- në 25 kg thasë ose 50 kg thasë
- të shpërndarë
Aktivitetet tjera lidhur me pyllin:
Përveq alternativave për zhvillimin e lëndës djegëse të qëndrueshme ne jemi të orientuar edhe në zhvillimin e pyllit energjik. Tani për tani një hapësirë prej 1,5 ha janë në shfrytëzim për prodhimin e drurit për mbulimin e nevojave për energji. Pylli është I ndarë në tri plantazhe për të arritur shkallën optimal të rritjes. Si princip në Folenë e Lejlekëve nuk ka kemikate kundër kafshëve. Gjdo fertilizim është bërë me phyto mekanizëm, si rritja e detelinës për përfitimin e nitrogjenit.
Prej Kallamit në Toptha – prej mbetjeve në energji